Kur ju nuk bëni asgjë, ju ndjeheni të zhytur plotësisht dhe të pafuqishëm. Por kur ju merrni iniciativa dhe ju përfshiheni, ju ndjeni ndjenjën e shpresës dhe arritjes që vjen nga dija dhe angazhimi që ju jeni duke punuar për ti bërë gjërat më mirë.

 

Albert Ajnashtajn

 

 

Unë vetë nuk mund të ndryshoj botën, por unë mund të hedhi një gur në ujë për të krijuar shumë valë.

 

Nënë Tereza

 

Pse dhe si të inkuadrohem

 

Puna vullnetare shihet si një shprehje e ndihmës dhe e altruizmit, e cila luan një rol të dorës së parë në mirëqenien e komuniteteve. Ajo nuk ndihmon vetëm komunitetin për të plotësuar një nevojë të tij, por ajo shihet edhe si një ndihmë për vetë vullnetarët.  Individët që marrin pjesë në punën vullnetare kanë motivim të lartë, besim si dhe gjatë eksperiencave të tyre me punën në komunitet mund të fitojnë aftësi më të mira në komunikim, lidership dhe në ndërveprimin në grup. Ajo se çfarë i bashkon këta vullnetarë është entuziasmi dhe sensi i arritjes së qëllimit të cilat janë zakonisht dy pika të forta që i bashkon vullnetarët.

 

Vullnetarizmi ju ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin tuaj profesional dhe rritjen e aftësive personale. Studimet, diplomimi apo puna me kohë të pjesshme mund të jenë vërtetë një fillim i mirë për karrierën tuaj, por nëse dëshironi të investoni më tej në karrierën tuaj dhe të keni një CV sa më të pasur, vullnetarizmi është mundësia më e mirë. Pavarësisht se shumica e njerëzve e shohin vullnetarizmin si një mënyrë bamirësie të mbështetur në altruizëm, duhet të theksojmë se dhe vetë vullnetari duhet të ketë motivimin dhe përfitimin e tij. Eksperiencat, praktikat, njohjet, dëshmitë,shkëmbimet, etj, mund të jenë disa nga motivacionet apo përfitimet indirekte gjatë vullnetarizmit. Në momente të caktuara të jetës tonë të gjithë kemi nevojë për ndihmë. Kështu sot ti mund të jesh personi që ndihmon, ndërsa nesër mund të jesh personi që ka nevojë për ndihmë, madje që tani mund të jeni në të dyja rolet.Vullnetarizmi përfshin edhe “vetë-ndihmesën”.

 

Inkudrimin tuaj mund ta bëni nëpërmjet angazhimit tuaj në njërën nga programet apo aktivitete që i ogranizon Fondacioni DAUTI.

 

Angazhimet të cilat i ofron fondacioni DAUT janë:

 

–         Angazhim në implementimin e programeve dhe aktiviteteve të cilat i realizon FND Dauti

–         Angazhim në akcione të ndryshme

–         Angazhim në ad-hoc aktivitete

–         Propozim të ideve